Subscribe

Lulzim Basha, zhvilloi mëngjesin e kësaj të mërkure një takim me farmacistë dhe pacientë për të shpjeguar programin “Shqipëria fiton shëndetësinë”.

Kryetari i Partisë Demokratike tha mes të tjerash se cilësia e barnave ka marrë një goditje të fortë gjatë këtyre viteve.

Tregu i barnave, tha lideri i opozitës, është i hapur vetëm për mafian e ilaçeve që importojnë ilaçe të pasigurta.

Lulzim Basha, shton Vizion Plus, tha mes të tjerash se  programi është rezultat i konsultimeve me të gjithë aktoret e sektoreve të ndryshëm, në këtë rast farmacistët.

Basha shtoi se programi i PD protokolle dhe ilaçe të rimbursuara për të gjitha sëmundjet.

 

Ndryshimet ligjore do të garantojnë sigurinë e ilaçeve. Ushtrimi i kontrollit për të zbatuar këto ligje, pjesa tjetër e këtij vullneti.Problemet më të mëdha kërkojnë vullnet politik për t’i zgjidhur.Më 25 prill fiton pacienti, farmacistët, fiton Shqipëria.

 

Shqiptarët, shtoi lideri i opozitës, sot paguajnë më shumë se çdo qytetar i Ballkanit ndersa pandemia nxori zbuluar sistemin e falimentuar shëndetësor.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *