E hënë, 5 Tetor 2026 Mes'dritë Live deri në 12:00 Në vijim ora 12:00: Lajme Ora 12:00 dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Video · Politikë

Basha me biznesin në Tiranë: Jemi në krizë

Pas takimeve me përfaqësues të biznesit në zyrën e tij, kryetari i opozitës doli në terren për t’u njohur nga afër me problematikat me të cilat përballen tregtarët pas rinisjes së aktivitetit ekonomik.

Reklamë

Lulzim Basha ishte në disa nga bizneset e vogla në Tiranë, ku këto të fundit shprehën shqetësimin për rënien e fuqisë blerëse apo shkurtimin e vendeve të punës për shkak të pamundësisë për t’i paguar ata.

Një tjetër ankesë e disa prej tregtarëve ishte edhe mungesa e mbështetjes financiare nga qeveria.

Problematike për biznesin e vogël janë faturat e larta të dritave, ujit, taksat qe bashkë me rënien e konsumit, sipas tyre përkthehen në mbyllje të vendeve të punës, e në disa raste edhe të falimentimit të aktivitetit ekonomik.

Më shumë video

Reklamë