Nje dite pasi protestoi ne krah te artisteve kunder shembjes se teatrit kombetar, lideri I opozites Basha se bashku me aleatet thirri ne takim ambasadoret e vendeve anetare te BE.

Pas ketij takim Basha tregoi se prioritet e opozites nuk kane ndryshuar duke nisur nga plotesimi I kushteve per integrimin.

LULZIM BASHA

KRYETAR I PD

“Për shkak të Edi Ramës kriza po thellohet, veprimet e javës së fundit dhe veprimet e javëve të fundit po e thellojnë edhe më shumë krizën politike, po e largojnë edhe më shumë Shqipërinë nga Europa.”

Situata ekonomike eshte nje tjeter ceshtje qe opozita e ka diskutuar me ambasadoret.

50% e popullsisë para pandemisë ishte në kushte varfërie, tani kjo përqindja ka shkuar pothuajse 7 në 10 familje shqiptare të cilët e shohin veten e tyre në zgrip, në humnerën ekonomike. Me fundin e majit nuk do të ketë asnjë mbështetje ekonomike simbolike për ata që arritën të merrnin një mbështetje simbolike. Në tërësi situata e familjeve, e njerëzve është shumë e vështirë që nga nevojat bazë ushqimore, tek biznesi i cili vazhdon të falimentojë, të mbyllet, biznesi i vogël, biznesi i mesëm por tashmë edhe bizneset e mëdha, bizneset prodhuese po vihen në vështirësi të mëdha; vështirësi likuiditeti, pamundësi për të paguar punonjësit.

Nje prej kushteve per integrimin eshte reforma zgjedhore, dhe Basha ka theksuar se opozita e ka prioritet garantimin e zgjedhjeve te lira e te ndershme. Por megjithate kthimi I PD ne tryezen e keshillit politik nuk duket kaq I lehte.

E bëmë të qartë që ne e kemi imperativë zgjidhjen e krizës përmes zgjedhjeve të lira e të ndershme, një orë e më parë ta çlirojmë vendin nga kjo zgjedhë e cila ka ardhur si rezultat i zgjedhjeve të vjedhura nga krimi, nga oligarkët dhe nga ky pushtet. Ne kemi treguar vullnetin tonë me propozimet tona, nga ana tjetër nuk ka pasur vullnet, ka patur vetëm një përdorim si fasadë të procesit, ndaj e kemi bërë të qartë që opozita nuk mund të jetë fasadë. Ne kemi investuar kredon tonë morale dhe politike dhe përgjegjësia për mbarëvajtjen e reformës zgjedhore dhe për çuarjen e saj deri në fund, në veçanti sipas afateve që u shpallën para një jave, është tërësisht e Partisë Socialiste. Fasadë nuk mund të jemi.

Nderkaq lideri i opozites Basha ka konfirmuar se do te jete serish neser ne protesten e artisteve kunder prishjes se teatrit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *