E diel, 15 Nëntor 2026 Diagnozë deri në 19:00 Në vijim ora 19:00: Lajme Ora 19:00 dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Politikë

Basha me Ademin: Duhet ndihmë urgjente për shëndetësinë, ne do të sjellim shpresë

Gjatë vizitës që pati në Shkodër, kreu i opozitës, Lulzim Basha u takua edhe me kryebashkiaken Voltana Ademi. Basha tha në një deklaratë për mediat se sistemi shëndetësor është në vështirësi. Ai premtoi se me fitoren e opozitës, gjërat do të ndryshojnë.

 

“I trishtuar nga situata e rënduar. Edhe në pandemi qeveria i ka braktisur shkodranët. Dje kishim rekord të vdekurish, shifrat reale edhe më të këqija. Biznesi shkodran në krizë, ndihma e qeverisë totalisht e munguar. Shërbimi shëndetësor në Shkodër është i gjithi vullnetar. Duhet ndihmë urgjente për shëndetësinë në Shkodër. Do të sjellim shpresë të re për Shkodrën dhe Shqipërinë. Ne do të ndërtojmë një qeveri funksionale në shërbim të qytetarëve.”

 

Më herët Lulzim Basha dëgjoi edhe shqetësimet e sipërmarrësve shkodranë, që u ankuan për krizën që i ka prekur për shkak të pandemisë.

Vazhdo të lexosh

Reklamë