Basha: Mbrëmë i ofruan 500 mijë euro aleatëve të mi për t’u futur në zgjedhje por i refuzuan

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, është shfaqur sot para mediave më i ashpër se asnjëherë në deklarata e tij. Një ditë pasi forcat politike të majta u regjistruan në KQZ në përfundim të afatit kushtetues për këtë çështje, Basha tha se partive të koalicionit të djathtë u janë ofruar qindra mijëra euro një natë më parë që dalin nga koalicioni dhe të futen në zgjedhje, por sipas tij askush nuk e mori lugën e kësaj çorbe të ndryrë. “Ju duhet ta dini se republika e vjetër, dje gjatë gjithë ditës dhe në orët e vona të natës ofroi shumë të majme partive politike opozitare me qëllim regjistrimin e tyre në thyerje të vendimit të koalicionit opozitar.500 mijë euro iu ofruar vetëm një kryetari partie për tu shkëputur nga opozita dhe nga ky vendim popullor, dhe për tiu bashkua pazarit të ndyrë. Qindra mijëra euro iu ofruan kandidatëve të tjerë. Ata thanë jo, askush nuk e mori lugën e çorbës së prishur të Ramës e Metës me shokë. Arsyeja kryesore që ata dhanë para sekserve të ndyrë: Këto para nuk janë tuajat, por të shqiptarëve të papunë” tha Basha.
Duke iu referuar regjistrimit të partive të majta në zgjedhje Basha i cilësoi listat e tyre si “listat e urpit” dhe pjesë të planit të Ramës për të asgjësuar pluralizmin. Ai i bëri thirrje Ramës qëtë heqë dorë nga ky plan, në të kundërt, sipas kreut të opozitës, më 19 qershor askush nu8k do ti bindet më kushtetutës. “Nëse republika e vjetër nuk tërhiqet nga plani dhe projekti për të asgjesuar pluralizimin, për ta zëvendësuar atë me pluralizmin fasadë dhe për të vazhduar demokracinë fasadë, nëse kjo nuk ndodh në 18 qershor në mesnatë, Kushtetuta dhe ligjet e republikës së vjetër, për republikën e re do të jenë të pavlefshme, nul. Më 19 qershor asnjë qytetar i lirë shqiptar që e ndjen veten pjesë të republikës së re nuk duhet të paguajë asnjë taksë të republikës së vjetër dhe nuk do ti bindet asnjë ligji të republikës së vjetër” tha Basha.
Ai vijoi më tej se qëndresa do të nisë në Kavajë e më pas do të përhapet në të gjithë vendin derisa kjo aleancë të tërhiqet nga vendimi i saj për të zhdukur pluralizmin në vend.




