E diel, 20 Shtator 2026 Trashëgimtari Halef deri në 01:55 Në vijim ora 01:55: Përrallë në Ishull Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Politikë

Basha mbledh Kryesinë e Grupit, diskutohet aksioni opozitar në Parlament  

Pasdite Partia Demokratike do të mbledhë Kryesinë e Grupit Parlamentar për të diskutuar aksionin e opozitës javën e ardhshme.

 

Në fokusin e deputetëve do të jetë kriza energjitike dhe reagimi kundër qeverisë Rama, pasi për opozitën kjo është një krizë korrupsioni. Një tjetër çështje që pritet të diskutohet është ngritja e 3 komisioneve hetimore: komisioni për zgjedhjet e 25 prilllit, për inceneratorët dhe çështjen Beketi. Këto 3 komisione janë në rendin e ditës së Kuvendit të enjten e 14 tetorit dhe do të dominojnë debatin parlamentar.

 

Reklamë

Por, nga ana tjetër, të gjitha mbledhjet e deputetëve në javët e fundit janë dominuar nga debati për të ardhmen e PD pas përjashtimit të Sali Berishës. Më shumë se një herë, deputeti Flamur Noka, i cili është rreshtuar në krah të Berishës, ka ngritur shqetësimin se Partia Demokratike nuk mund të sillet sikur është në një situatë normale duke akuzuar Lulzim Bashën se ka përçarë PD.

 

Nga 51 deputetë që ka Partia Demokratike, 9 prej tyre jo vetëm janë pozicionuar kundër përjashtimit të Sali Berishës, por janë bërë pjesë e lëvizjes “Foltorja”.

 

 

 

Vazhdo të lexosh

Reklamë