Subscribe

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka firmosur një marrëveshje me shoqatën Kombëtare të Biznesit të Vogël dhe të Mesëm.

Nënshkrimin e kësaj marrëveshjeje, lideri demokrat e cilësoi një angazhim të përbashkët në mbështetje të biznesit.

Duke e konsideruar PD-në shtëpinë e sipërmarrjes së lirë, Basha shtoi se vendi ndodhet në një krizë të thellë ekonomike, për të cilin tha se është produkt i 8 viteve dështimesh dhe vendimesh anti-biznes.

“Takim që konkludon vite bashkëpunimi dhe qëndrimi krah njëri-tjetrit. Dua t’jua them ju dhe përmes jush të gjithë sipërmarrësve të vegjël dhe të mesëm në Shqipëri. Për mua personalisht ka qenë një objektiv parësor që forcën politike që lindi me idealet e lirisë, demokracisë dhe tregut të lirë, Partinë Demokratike të Shqipërisë e cila lindi nga lëvizja e studentëve, pedagogëve dhe intelektualëve, që ka në ashtë interesat e të përndjekurve dhe pronarëve ta ktheja po kështu edhe në forcën politike të sipërmarrjes shqiptare.Të sipërmarrjes së lirë shqiptare e në veçanti të sipërmarrjes së vogël e të mesme. Kam bindjen më të thellë se më këtë ne i bëjmë një shërbim të jashtëzakonshëm shoqërisë, i bëjmë shërbimin më të mirë ekonomisë shqiptare dhe qëllimit tonë madhor ringritjes ekonomike, zgjimit kombëtare ekonomik, hapjes së vendeve të punës dhe rritjes së pagave për shqiptarët. Në këtë afërsi që kemi gjetur me njëri-tjetrin, në fakt sa herë jemi takuar në ditët më të vështira kur jeni goditur nga represion, dhuna dhe arbitrariteti qeveritar, ju kam thënë jeni në shtëpinë tuaj. Dhe sot ju them përsëri, mirë se vini në shtëpinë tuaj! Por dua ta bëjë farë të qartë, unë nuk e di nëse jeni demokrat apo socialist, apo nëse jeni pjesëtar apo votues të partive të tjera tradicionalisht.”

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *