Subscribe

Partia Demokratike nënshkroi këtë të enjte një marrëveshje me Këshillin e Agrobiznesit Shqiptar. Kryedemokrati Lulzim Basha deklaroi se kjo marrëveshje vjen pas disa viteve bisedime e konsultime me përfaqësues të bujqësisë dhe pasi ka dëgjuar shqetësimet e tyre.

 

Sipas Bashës, mbështetja për ta ka munguar gjatë këtyre tetë viteve të qeverisjes. Ai mori angazhimin për të përmbushur çdo pikë që shkruhet në marrëveshje dhe për të garantuar për bujqësinë minimalisht të njëjtën mbështetje që jepet në Kosovë e Maqedoninë e Veriut.

 

“Përmes angazhimit tonë për t’i hapur negociatat brenda 100 ditëve të para të qeverisjes tonë ne e kemi të qartë se nuk bëhet fjalë vetëm për një firmë që unë do të hedh në Bruksel por bëhet fjalë për hapjen e mundësive që sot fermerët e vendeve të tjera të rajonit i gëzojnë. Në këtë mënyrë për çdo euro që qeveria e re shqiptare do të çojë tek fermeri shqiptar, do të kemi të paktën 1 euro ose më shumë nga Bashkimi Europian. Në këtë mënyrë do të arrijmë të subvencionojmë fermerin shqiptar në mënyrë të drejtpërdrejtë, mbështetja do të jetë direkte tek fermeri, pa burokraci, duke përdorur modelet më të avancuara për të shmangur abuzivizmin dhe kontaktin me administratën. Një zgjim kombëtar të ekonomisë shqiptare, të energjive pozitive të këtij sektori, nuk mund ta arrijmë pa bërë të mundur që një sektor kyç, siç është ai i bujqësisë, të marrë të paktën, të njëjtën mbështetje që merr ai në Maqedoninë e Veriut apo në Kosovë. Pra, nuk jemi këtu për të nënshkruar mrekullira, por partneritet të sinqertë dhe të drejtpërdrejtë për një qëllim të përbashkët të cilit i shërbejmë nga pozita të ndryshme që është fuqizimi i bujqësisë, fuqizimi i fermerit shqiptar, mirëqenia e fermerit shqiptar dhe mundësia që ky sektor të rrisë kontributin në ekonominë kombëtare, të rrisë eksportin dhe të kurojë apo të ndihmojë në kurimin e disa plagëve të mëdha që na janë hapur, siç është emigracioni masiv i të rinjve: të rinjtë e zonave rurale dhe jo vetëm, që shkojnë si mëditës, punëtorë me mëditje në Maqedoninë e Veriut apo në Greqi apo diku tjetër.”

Pas 25 prillit, tha Lulzim Basha, nëse votëbesohet PD, do të themelohet një kulturë e re politike. Ai përsëriti se nëse nuk përmbush angazhimet, nuk do të kërkojë një mandat tjetër qeverisës.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *