Subscribe

Lulzim Basha gjatë një takimi me përfaqësues të Shoqatës së Energjisë së Rinovueshme, shpjegoi planin e tij për energjinë.

Sipas kryedemokratit,fokusi kryesor ështëe tek angazhimi i qeverisë së tij pas 25 prillit për të vënë në lëvizje prodhimin e energjisë së rinovueshme.

 

Padiskutim keni dëgjuar paketën e plotë për biznesin që u prek dhe ju, që nga ulja normës së tatim fitimit nga 15% në 9%, sigurimeve shoqërore në 18%, të çmimit të karburantit duke eliminuar taksën Rama prej 240 lekë të vjetra apo 24 lekë të reja për litër, sikundër edhe reforma rregullatorë, e cila ka për qëllim të thjeshtojë në maksimum ndërveprimin ndërmjet qeverisë, burokracisë dhe sektorit të sipërmarrjes ku do ti japim fund paradoksit që 1000 zyrtarë të shtetit sot mbajnë vula në xhepa dhe ju kërkojnë leje, autorizime, licenca për çdo gjë, që nga momenti që dilnin nga shtëpia deri në momentin kur futeni në shtëpi. Ju kërkojnë autorizim për gjithçka. Ndoshta me përjashtim të frymëmarrjes, për gjithçka tjetër ju kërkojnë leje, autorizime, licenca dhe janë kthyer në shushunja shkatërrues të sistemit të tregut të lirë dhe të konkurrencës së lirë. Angazhimet tona shkurtimisht, sektori i energjisë elektrike për ne është sektor kyç dhe prioritet. Si i tillë do të mbështetet me politika të qarta dhe me masa të qarta.

 

Basha shpalosi detaje të programit si dhe mori prej përfaqësuesve të shoqatës edhe adresime shumë  të rëndësishme për këtë sektor me të ardhme sa i përket energjisë.

 

Ne do ta reformojmë këtë sektor duke bërë liberalizimin e vërtetë të tregut, jo atë në letër që na tundte virtualit edhe para dy ditësh kjo qeveri që dështoi me bursën e energjisë, duke filluar me miradministrimin e kompanive publike, të cilat janë të fundosura nga korrupsioni, paaftësia dhe nepotizmi; duke krijuar një mjedis të qëndrueshëm, të parashikueshëm dhe miqësor, në radhë të parë për ju por edhe për investitorët e tjerë privatë të brendshëm dhe të huaj apo join venture; duke respektuar kontratat e nënshkruara me përfitime reciproke, si për biznesin ashtu dhe për publikun dhe qytetarët shqiptarë; duke nxitur fuqimisht investimet e reja, veçantisht eolike dhe solare, të erës dhe të diellit. Këtë promovim do ta bëjmë duke përdorur edhe politika subvencionuese në përputhje totale me politikat e BE ku është synimi të anëtarësojmë Shqipërinë brenda një kohe sa më të shkurtër pas 8 vitesh ngecje në vend. Pa diskutim energjia hidrike mbetet shtylla kurrizore e sistemit energjitik shqiptarë, por jam i bindur që me pasurimin e burimeve dhe diversifikimin e tyre, në veçanti sa i përket energjisë diellore edhe asaj eolike, do bëjmë të mundur që edhe vlerën e energjisë hidrike ekzistuese dhe asaj në të ardhmen ta shumëfishojmë dh eta bëjmë që të punojë për ekonominë shqiptare, për sipërmarrjen shqiptare, për koston e prodhimeve shqiptare që do të thotë për eksportin shqiptarë dhe në vetvete për eksportin e energjisë që është një synim dyfish strategjik për fitimet financiare që I sjell Shqipërisë dhe për kthimin e Shqipërisë në një lojtarë strategjik rajonal sa i përket energjisë. Për të gjitha këto jemi ulur këto vite për t’iu dëgjuar, për të ndjekur problemet tuaja. kemi ngritur zërin për këto problem, pa diskutim kanë rënë në vesh të shurdhër, përkundrazi zullumi është shtuar e shtuar.25 Prilli është dita të presim së bashku nyjën gordiane që mban të lidhura këto problem.25 Prilli është dita ku të gjithë duhet të marrim përgjegjësitë për të ndryshuar. 25 Prilli është dita ku zgjedhja është shumë e thjeshtë, vazhdohet dot më kështu apo do të ndryshohet ?

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *