Një grup anëtarësh të Komisionit të Rithemelimit kanë denoncuar shkeljet që sipas tyre janë kryer në Kuvendin e Partisë Demokratike në 18 dhjetor.

 

Anëtarët i përkasin degës numër 5 në Tiranë. Ata thanë se nga verifikimet që kanë kryer, kanë zbuluar 29 persona që kanë rezultuar në mënyrë abuzive si votues në Kuvendin e thirrur nga Lulzim Basha.

 

Disa prej këtyre personave ishin këtë të shtunë në selinë e PD dhe kanë mohuar që të kenë qenë votues të këtij Kuvendi, por ata janë përfshirë në lista pa u pyetur dhe pa qenë fizikisht në votime.

 

Anëtarët denoncues thanë se e njëjta situatë është vërejtur edhe në zona të tjera, por po kryhen verifikimet përkatëse për të demaskuar atë që e cilësojne si farsa e votimeve në Kuvendin e Lulzim Bashës.

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *