E hënë, 5 Tetor 2026 Trashëgimtari Halef deri në 19:00 Në vijim ora 19:00: Lajme Ora 19:00 dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Video · Politikë

“Basha, kryetar pa parti”/ Berisha për shpalljen e zgjedhjeve në FRPD: Akt stalinist

Ish-kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha nga Lushnja ka reaguar ashpër ndaj vendimit të Lulzim Bashës për t’i ndërprerë mandatin drejtuesve të forumit rinor të PD. Pak orë pasi Basha shpalli zgjedhjet e reja për forumin, Berisha iu bëri thirrje të rinjve të ngrihen kundër këtij vendimi.

 

Reklamë

“Ka vendosur pa pyetur udhëheqjen e rinisë së PD në kokë të tij, krijimin e një komisioni për të bërë zgjedhjet në forumin rinor, një akt stalinist i turpshëm. Në këtë formë si ka vepruar sot kryetari pa parti, s’ka vepruar njeri.”

 

Berisha ka akuzuar Bashën se po e redukton PD në një ministri të Edi Ramës.

 

“U tradhtoi ju, mundin tuaj, PD, sot në vend të masakrës zgjedhore ka marrëveshjen për të shndërruar PD, në partinë e narkoshtetit. Nuk vjen dot tek ju, ka frikë nga ju. Ai është një peng i Edi Ramës”

 

Berisha ka replikuar në distancë edhe me Shtetet e Bashkuara të Amerikës, duke theksuar se ai është njeriu më i votuar në Shqipëri në 3 dekada.

 

“Kjo beteje do jetë e suksesshme, se askush nuk beson kur ti thua unë kam prova po nuk i them.”

 

Ish-kryeministri iu ka bërë thirrje demokratëve të bashkohen në 11 dhjetor në Kuvendin e rithemelimit të partisë.

 

 

Më shumë video

Reklamë