E enjte, 24 Shtator 2026 Zilia deri në 15:00 Në vijim ora 15:00: Lajme Ora 15:00 dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Video · Politikë

“Basha, kryeministër i ardhshëm”/ Tabaku: PD do të anulojë ligjet speciale

Duke e quajtur Lulzim Bashën, kryeministër të ardhshëm, ish-deputetja Jorida Tabaku theksoi se me ardhjen në pushtet pas 25 prillit, PD do të anulojë ligjet speciale.

Në “Quo Vadis”, ajo tha se të favorizuar do të jenë vetëm qytetarët që punojnë me ndershmëri.

“Kryeministri i ardhshëm, Basha ka prezantuar një sistem antikorrupsion. Ai ka hequr dorë vetë nga pushteti që ka Rama; dështimi më i madh i Ramës ka qenë ndarja e pushteteve, ndarje e ligjeve në Parlament sikur janë favore personal. Kjo nuk do të ndodhë sepse nuk do të ketë ligj special. Të gjithë ata që kanë përfitur me ligjet special do të anulohen, çdo ligj special do të anulohet. Të favorizuar do të jenë shtresa e mesme, shqiptarët dhe ata që punojnë me punë të ndershme. Duhet të largohemi njëherë e mirë nga ky sistem që e ka çuar vendin në greminë.”

Më shumë video

Reklamë