Subscribe

Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, pasditen e kësaj të enjte ka reaguar për reportazhin e publikuar mbrëmjen e kaluar në televizionin italian “Rai3”, që fliste për trafikun e drogës në Shqipëri.

 

Në një deklarëtë për mediat kryedemokrati ka deklaruar se është I tronditur nga të dhënat e publikuara nga italianët, duke shtuar se këtë vit sasia e kanabisit është 5 herë më e lartë se vitin e kaluar.

 

“Jam i tronditur nga dëshmitë e publikuara në Rai3. Sasia e kanabisit këtë vit është 5 herë më e lartë se vitin e kaluar. Krimi shqiptar ka ndërtuar celula në gjithë Evropën dhe Amerikën Latine. Organizatat shqiptare kontrollojnë gjithë trafikun e heroinës. Organizatat shqiptare janë kthyer në lojtarë të mëdhenj të trafikut, që e marrin në Evropë dhe e fusin në Shqipëri. Krimi shqiptar është zhvilluar për shkak të pandëshkueshmërisë. Krimi ka kapur të gjitha nivelet e qeverisjes dhe ka mbështetjen e të gjithëve. Kriminelët e kërkuar në Evropë shëtisin të lirë në Shqipëri. Kjo po e kthen Shqipërinë në një shtet të falimentuar, që kontrollohet nga krimi. Çdo gjë është e financuar nga paratë e drogës”.

 

Ndër të tjera në fjalën e tij Basha është shprehur se, po hartojne ligje per pastrimin e parave dhe sapo të vijnë në pushtet prioriteti i tyre është kthimi i parave të vjedhura të shqiptarëve dhe largimi i kriminelëve.

 

Detyra jonë është të zhdukim krizën ekonomike në të cilën është vendi dh eta kthejmë Shqipërinë në një parajsë për investitorët e huaj.

“Paratë që u janë vjedhur shqiptrëve do të zbulohen dhe di ju kthehen shqiotarëve, Shqipëria nuk do të jetë tokë e djegur për të korruptuarit, por do të kthehet në një parajsë për investitorët e huaj, Shqipëria do kthehet në një parajsë lokale me ambicie evropiane, për të prodhuar vende pune e paga dinjitoze. Kriza politike do përfundojë me politikanë me pranga në duar”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *