Subscribe

Pak ore para se parlamenti te rrezonte dekretin e presidenti per ti dhene mundesi koncesioneve per ndertimin e 2 rrugeve Milot-Balldren e Orikum-Dukat, te hyne ne fuqi, lideri I opozites ka bere nje prej deklaratave me te forta ndaj deputeteve ne sallen e parlamentit.

 

 

LULZIM BASHA

 

KRYETAR I PD

 

 

Ndaj dua të paralajmëroj sot dhe pikësëpari çdo anëtar të seancës që ngre dorën për të votuar këtë vjedhje me ligj se nesër do të jetë subjekt i Ligjit Antimafia.Sot po ju vëzhgojmë dhe mbajmë shënim emrat. Nesër do t’ju ndjekim këmba këmbës!

 

 

Te njejtin paralajmerim Basha ka artikuluar edhe ndaj firmave qe ka fituar koncesionin, njera prej te cilave sipas tij i perket ish deputetit socialist Ndue Kola.

 

 

Ditën e nesërme AKN dhe Gjikuria do të paralajmërohen zyrtarisht nga Partia Demokratike për pasojat që do të kenë, si subjekt i ligjit antimafia, se çfarë do të ndodhë me to ditën e parë që Partia Demokratike dhe opozita e bashkuar do të vijnë në pushtet. Një letër e ngjashme do t’iu dërgohet dhe bankave tyë nivelit të fdytë që do të japin kredi pëqr këto projekte. Ora po afron, është mundësia e fundit për ata individë që ndjejnë përgjegjësi përpara fëmijëve të tyre, që të mos bëhen pjesë e kësaj vjedhje, përndryshe i pret i njëjti fat si padronin e landfillit“.

 

 

Lideri I opozites Basha ka leshuar alarmin per efektet shkaterruese te koncesioneve qe ka dhene qeveria Rama.

 

Konçensionet kriminale dhe pastrimi masiv i parave në ekonomi përmes këtyre konçensioneve apo përmes ndërtimeve, kapjes së sektorit bankar dhe kontratave publike, përbëjnë një rrezik për destabilimin politik të vendit, një rrezik për sigurinë kombëtare, një rrezik për ndalimin e procesit të integrimit europian të Shqipërisë.

 

Basha ka theksuar se te gjithe shkelesit e ligjit do te hetohen ne bashkepunim me spak e askush nuk do te mund te mbaje parate qe u jane vjedhur shqiptareve.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *