Kreu i PD-së, Lulzim Basha, në Ditën Ndërkombëtare Antikorrupsion, u ndal te vettingu i politikanëve për largimin e abuzuesve dhe njerëzve të lidhur me krimin dhe korrupsionin.

 

Përmes një postimi në “Twitter”, kryedemokrati shkruan se korrupsioni po varfëron shqiptarët dhe po dëmton demokracinë. Sipas tij, ka ardhur koha për një mobilizim të të gjithë shoqërisë për të vijuar përpara me pastrimin e politikës nga të korruptuarit.

 

“Arsyeja pse fatkeqësisht Shqipëria renditet gjithmonë e më shumë e fundit për gjërat që ua lehtësojnë jetën shqiptarëve dhe e para për ato që ua bëjnë të pamundur atë, është korrupsioni. Është korrupsioni që varfëron qytetarët, që dëmton demokracinë, që shpopullon vendin, që vret besimin tek e ardhmja. Ndaj këtë #9Dhjetor, Ditën Ndërkombëtare Kundër Korrupsionit, përballë kapjes së shtetit nga paligjshmëria dhe pandershmëria, është koha për një angazhim dhe mobilizim të të gjithë shoqërisë për të ecur me vendosmëri përpara në përballjen me korrupsioni dhe të korruptuarit për pastrimin e politikës nga abuzuesit dhe njerëzit e lidhur me krimin dhe korrupsionin, për një politikë të pastër në shërbim të familjeve shqiptare dhe mirëqënies së tyre.”

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *