Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha ka thënë se është koha që kjo lëvizje popullore të kthehet në fitore të kauzës qytetare.

 

Duke folur pasditen e sotme nga Çadra e Lirisë, Basha theksoi përsëri se zgjedhje pa opozitën nuk ka për të pasur.

 

“Qindra mijëra të tjerë vranë frikën dhe u bashkuan me ne. E gjithë Shqipëria, të djathtë e të majtë u bashkuan me ne për zgjedhje të lira dhe të ndershme. Koha po vjen ta kurorëzojmë këtë lëvizje me fitore. Nuk ka munguar aspak vullneti për ta zgjidhur krizën e thellë politike përmes një dialogu me kundërshtarët. Dialog i cili ka një ide, qeveri teknike dhe mandatin e kësaj qeverie për zgjedhje të lira dhe të ndershme.

 

Por nëse ky vullnet mungon, sot kanë vetëm provën e parë. vetëm paralajmërimin e parë se në këtë vend zgjedhje pa opozitën nuk ka për të pasur kurrë. Votime të diktuara nga krimi, droga nuk do të lejojmë, kjo është kategorike dhe e patjetërsueshme”, tha Lulzim Basha.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *