Subscribe

Kryetari i PD-së, Lulzim Basha i kërkoi kryeministrit Edi Rama që të mos shpenzojë kohë duke sulmuar opozitën, por të ndihmojë popullit për të përballuar dhe kapërcyer situtatën e vështirë të shkaktuar nga pandemia.

 

“Kryeministri ka kohë të sulmojë opozitën, por i sygjeroj ta marrë këtë kohë për të shërbyer për njerëzit. I kërkoj miqësisht të mos harxhojë kohë me opozitën, i uroj shëndet e forcë të përballojë këtë situate. Energjinë që ka le ta harxhojë për të ndihmuar shqiptarët. Batutuat kundër opozitës nuk sjellin ushqim në tryezat e shqiptarëve. Të ndërmarrë cdo masë për të mirën e qytetarëve”, tha Basha.

 

Po ashtu, kryedemokrati kërkoi shkarkimin e ministrit Arben Ahmetaj si ministër përgjegjës për situatën e koronavirusit, pasi sipas tij është në konflikt interesi për shkak të kontratave me inceneratorët në disa qytete të Shqipërisë.

 

“Ministri Ahmetaj dhe Klodian Zoto duhet urgjentisht të dorëzojnë kontratat 400 milionë euroshe të inceneratorëve që gropa mos jetë kaq e madhe. Me kompani offshore, as të Klodian Zotos as të atij që fshihet mbaj këtij. Arben Ahmetaj ka një kontribut personal që gropa mos jetë si ajo që kanë parashikuar me tenderat dhe PPP-të.”

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *