E shtunë, 14 Nëntor 2026 Mes'dritë deri në 12:00 Në vijim ora 12:00: Lajme Ora 12:00 dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Breaking përditësuar 60 minuta më parë
Politikë

Basha kërkesë Këshillit Evropian: Mirato në parim çeljen e negociatave për Shqipërinë

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka kërkuar nga Këshilli Evropian që të miratojë në parim hapjen e negociatave për vendin tonë. Me anë të një reagimi në “Twitter”, Basha tha se opozita mbështet këtë proces, pavarësisht shtimit të kushteve të reja.

 

“Në këto ditë të vështira për Shqipërinë & mbarë botën,nevoja për shpresë është edhe më e madhe. Mirënjohje @EPPGroup për mbështetjen. Në emër të PD dhe Opozitës së Bashkuar rikonfirmoj kërkesën tonë ndaj Këshillit Europian të miratojë në parim hapjen e negociatave për Shqipërinë. Megjithë shtimin e kushteve deri në hapjen e tyre, ne mbështesim këtë proces jetik për shqiptarët. PD dhe Opozita e Bashkuar do të të punojë që ta bëjmë realitet hapjen e negociatave përmes zbatimit të 9 kushteve të @Bundestag dhe kushteve të reja shtesë të vendeve të tjera.”

Vazhdo të lexosh

Reklamë