Subscribe

 

Lulzim Basha doli para medias për te përcjellë ngushëllimet e tij për familjen e 53-vjeçarit Vrenozi i cili humbi jetën pas një përleshje me grabitësit një dite me pare. Por me shume se kaq dalja publike e liderit te opozitës ishte për te lëshuar alarmin se ne Shqipëri jeta dhe prona rrezikohen nga krimi.

 

Vetëm dje kanë ndodhur 4 grabitje me armë. Në Shqipëri ka vetëm një realitet: drogë dhe krim. Nën dhunën e tyre askush nuk është i sigurt.

 

Basha ka theksuar se cikli i krimit ka ndryshuar dhe tashme është kaluar tek drogat e forta.

 

Ne vend te investimeve te huaja kemi kokainën, ne vend te eksporteve kemi eksport te krimit.

 

Sipas Bashes kryeministri Edi Rama nuk do dhe nuk mund ta luftoje krimin.

 

Sa kohe te jete Rama ne pushtet do te kapen shofere dhe punëtorë krahu por jo kokat e krimit.

 

Debati për situatën e krimit pritet te dominoje edhe séanca e se hënës ne parlament ku do te diskutohet edhe kërkesa e opozitës për te ngritur një komision për çështjen e ish-ministrit te brendshëm Sajmir Tahiri.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *