Subscribe

Lulzim Basha ka ripërsëritur akuzat ndaj qeverisë për kultivimin masiv të kanabisit. Në takimin me strukturat e PD-së në Laç, kreu i opozitës tha se droga nuk mund dhe nuk do të jetë alternativë për shqiptarët. Sipas tij, kanabisi është fatkeqësi, që sjell krim.

“E dimë që droga nuk është zgjedhja e shqiptarëve, nuk është zgjedhja e burrave dhe grave të ndershëm, është alternativa e vetme, mundësia e vetme që iu dha Edi Rama. Një mundësi që i skllavëron ata ndërkohë që pasuron vetëm një grusht njerëzish. Është fondi që Edi Rama ka bërë gati për veten e tij për të kapur, blerë, prishur zgjedhjet e radhë. Dhe për këdo tjetër është mallkim, është skllavërim, është ankth, është vrasje, është plagosje, varfërim”.

Basha deklaroi se mbulimi i Shqipërisë me drogë një vit para zgjedhjeve është pakti i Edi Ramës me krimin, në mënyrë që me para të manipulojë zgjedhjet.

“Kundër një qeverisje që është bërë njësh me mafien dhe një mafie që është bërë njësh me qeverisjen; Në një vend ku nuk dihet ku fillon qeveria e ku mbaron krimi, ku mbaron policia e ku fillon krimi; Në betejën për zgjedhje të lira e të ndershme, në betejën për të larguar njeriun që ka keqqeverisur në dimensionet më të zeza që ka njohur ndonjëherë Ballkani, Edi Rama dhe shpurën e tij; Ne jemi të gatshëm, të hapur për bashkëpunimin, për kontributin e gjithsekujt, për ti dhënë vendit atë që meriton zgjedhje të lira dhe të ndershme, mundësinë për të ecur përpara përmes punës së ndershme dhe përfaqësimit me bijtë dhe bijat tuaja më të mira”.

E për t’i bërë ballë kësaj të keqeje, Lulzim Basha deklaroi se vendit i duhet një bashkim i madh. Pasi, siç tha, banda e krimit është e izoluar dhe më e pakët se kurrë në numër.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *