Subscribe

 

24 ore pas arrestimit te kreut demokrat te Bashkisë se Lezhës, Fran Frrokaj, ne reagimin e pare lideri i opozitës Lulzim Basha ka theksuar se hetimi duhet te jete i paanshëm dhe jo politik.

 

“Sot dua t’u them të gjithë shqiptarëve se ne shpresojmë dhe urojmë që Fran Frrokaj të jetë i pafajshëm. Qëndrimi im dhe i Partisë Demokratike është i pandryshuar, të gjithë duhet të jenë të barabartë para ligjit, nga qytetarët e thjeshtë tek politikanët më të lartë. Por ne kërkojmë që hetimi të jetë transparent, të jetë jopolitik dhe i paanshëm.”

 

Por Basha ka kërkuar qe drejtësia te mos jete selektive, e orientuar vetëm ndaj opozitës.

 

Shqiptarët meritojnë një drejtësi të pastër dhe profesionale dhe jo një drejtësi të kapur dhe të ndikuar nga axhenda politike për drejtësi selektive të drejtuar ndaj një krahu politik në favor të një krahu tjetër.”

 

Lideri i opozitës e ka specifikuar se çfarë ka parasysh me drejtësi selektive.

 

Nuk mund të ketë drejtësi selektive. Nuk mund të ketë drejtësi, nëse Tahiri, Dako, Gjiknuri, Ahmetaj, Sejdini dhe një grusht kryebashkiakësh të korruptuar dhe zyrtarë të lartë të korruptuar të kësaj qeverie nën akuza për vepra të rënda penale, nuk do të dalin para drejtësisë.”

 

Menjëherë pas ketyre deklaratave te bëra nga selia blu kreu i demokrateve udhëtoi drejt Lezhës ku u takua me strukturat e partisë, ku lulzim Basha theksoi se beson ne pafajësinë e Frookajt. Ndërkohe mbështetës dhe te afërm te kryebashkiakut te Lezhës e te ndaluarve te tjerë u grumbulluan mëngjesin e se shtunës përpara ambienteve te komisariatit ne shenje proteste per arrestimet.

i.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *