Kriza politike ende nuk po gjen zgjidhje megjithe levizjet e Partise Demokratike gjate gjithe dites se enjte.

Lideri i opozites Basha ka mbledhur fillimisht kryesine dhe me pas keshillin kombetar, forume te cilat kane vendosur se si partia demokratike  do te marre pjese ne zgjedhje, ku si kusht eshte garantimi i standarteve e procesit perfshi ketu krijimin e nje qeverie tranzitore.

 

LULZM BASHA

KRYETAR I PD

“Partia Demokratike do të futet në zgjedhje, vetëm kur të garantohen kushtet për zgjedhje të lira e të ndershme. Jo vetëm kaq, por Partia Demokratike angazhohet të pamundësojë çdo krim tjetër elektoral mbi shqiptarët, si zgjedhjet e vitit 2017, tashmë të dokumentuara edhe nga prokuroria shqiptare, si të dhunuara nga bashkëpunimi kriminal i Edi Ramës me kupolën mafioze, të pamundësojë, pra, një tjetër skenar kriminal zgjedhor, duke bërë, kështu, të mundur që, jo vetëm të rikthejmë legjitimitetin e parlamentit dhe të qeverisë, por, duke pamundësuar pastaj edhe krimet e tjera që pasojnë krimin elektoral.”

 

Nga ana tjeter pjese e strategjise se opozites do te jete perpjekja per te mos lejuar zgjedhje fasade, qe te sjell ne mend qendrimin e PD ne raport me zgjedhjet per bashkine e Kavajes dy vjet me pare.

 

 “Partia Demokratike e Shqipërisë angazhohet në mbrojtje të demokracisë dhe të drejtës së votës së lirë të mos lejojë përveç zgjedhjeve të lira asnjë farsë elektorale; të pamundësojë përmes përshkallëzimit të aksionit opozitar dhe qytetar, mbajtjen e zgjedhjeve fasadë, të diktuara nga krimi i organizuar dhe paratë e pista që shkatërrojnë demokracinë dhe vullnetin e qytetarëve shqiptarë.”

 

Vendimi i partise demokratike per te bojkotuar zgjedhjet lokale nuk eshte I papritur. Me djegien e mandateve PD e beri te qarte se nuk do te hyne ne zgjedhje me Ramen kryeminister dhe nje muaj me pare ajo refuzoi te coje anetaret per komisionet zgjedhore te nivelit te dyte duke e bojkotuar edhe administrimin e zgjedhjeve.

 

“Parakushti i parakushteve për një dialog të vërtetë dhe jo tallje me shqiptarët, që dhunohen ditë për ditë nga Edi Rama dhe horrat e tij, banditët me uniformë apo pa uniformë, është largimi i Edi Ramës, shkaktarit të kësaj krize të shumëfishtë, që t’i hapë rrugë dialogut politik, që do të çojë drejt njw qeverie tranzitore dhe zgjedhjeve të parakohshme parlamentare.Pa largimin e Edi Ramës, nuk ka dialog. Pa largimin e Edi Ramës, do të vazhdojë përballja në të gjitha format dhe mënyrat, mes qytetarëve të dhunuar dhe një grushti dhunuesish, një organizate kriminale që ka zaptuar sot kupolën e shtetit, drejtësinë, parlamentin dhe një nga partitë kryesore në vend, Partinë Socialiste të Shqipërisë.”

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *