Subscribe

Lideri i opozitës Lulzim Basha kërkon nga kryeministri Rama që të ndjeke shembullin e homologut të tij në Maqedonine e Veriut Zoran Zaev, i cili pas refuzimit të Brukselit për celjen e negociatave e coi vendin ne zgjedhje te parakohëshme.

 

 

Kryeministri Zaev paraqiti dorëheqjen, i riktheu mandatin qytetarëve dhe vendi do të shkojë në zgjedhje të parakohshme parlamentare. Nga ana tjeter qeveria jonë e cila është refuzuar nga vendet europiane, vazhdon të mos e lëshojë pushtetin, në dëm të popullit shqiptar. Ne kemi vetem nje rruge drejt së ardhmes dhe kjo eshte rruga europiane.

 

 

Lulzim Basha këmbëngul se me qeverisjen e Rames vendit nuk mund ti hapen kurre negociatat.

 

 

Europa ka refuzuar Edi Ramën, jo Shqipërinë.Pa reforma serioze, të cilat ai nuk është në gjendje dhe nuk dëshiron ti ndërmarrë, Europa do te vazhdoje ta refuzojë Ramën, dhe ne shqiptarët, do të vuajmë pasojat.Një njeri po na mban peng të gjitheve! Kjo duhet të marrë fund.Ështe koha qe qeveria te ndjekë shembullin e Maqedonisë së Veriut, të marrë përgjegjësinë për dështimet e saj dhe t’ia kthejë mandatin popullit shqiptar.Me një qeveri të re, legjitime që drejton procesin e negociatave, përparimi është i mundur. Ne jemi një popull i talentuar, i mirëarsimuar dhe punëtor.Ne na duhet nje qeveri e re, një qeveri që con vendin përpara në procesin e integrimit europian, qeveri e dalë nga zgjedhje të lira dhe të ndershme.Kushtet e BE janë udhrrefyesi yne per te dale nga kriza, per ndertuar nje Shqiperi demokratike me mundesi per qytetaret e saj.Me politikat e duhura ne mund dhe do të të sigurojmë mirëqenie dhe përparim drejt të ardhmes europiane.

 

 

Sipas kreu te partise demokratike mungesa e drites  jeshile per Shqiperine ka vetem nje pergjegjes dhe ai eshte Edi Rama.

 

 

Europa ka refuzuar Edi Ramën, jo Shqipërinë. Dështimi është I Edi ramës, jo i Shqipërisë. Ky mesazh ka qene me i forte se kurre nga Gjermania qe i tha Po Shqiperise dhe JO qeverise permes 9 kushteve qe duhen permbushur. Ne Europe shkohet duke ndertuar fillimisht standartet europiane ne vendin tend. Shumica e vendeve ishin të një mendje se qeveria e Shqiperise nuk e meritonte hapjen e negociatave.Per kete u artikuluan disa kushte qe ne thelb tregojnë se qeveria ka bere hapa pas nga viti ne vit. Situata e rende ekonomike, mungesa e mundesive qe vjen prej kapjes se institucioneve dhe pabarazise para ligjit,  ka detyruar shqiptaret te largohen si azilkerkues. Krimi dhe korrupsioni jane shqetesim per vendet e Bashkimit Europian. Ndëshkimi i blerjes së e votes, funksionimi i gjykatave te larta te vendit, venia para drejtesise e te inkriminuarve dhe korruptuarve ne nivele te larta jane kerkesat e panegociueshme per hapjen e negociatave. Këto nuk janë probleme të Bashkimit Europian sic deklaron propaganda e drejtuar nga kryeministri aktual. Janë probleme të qeverisjes së tij.

 

 

Lulzim Basha perserioti se lufta ndaj krimit te organizuar dhe korrupsionit jane kushtet e panegociueshme te Bashkimit Europian.

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *