E diel, 15 Nëntor 2026 Film TV deri në 23:00 Në vijim ora 23:00: Lajmet e Fundit dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Video · Politikë

Basha: I qëndrojmë kërkesave tona, nuk komentojë deklaratat e miqëve të huaj

Kreu demokrat Lulzim Basha deklaroi se djegia e mandateve është një sakrificë e opozitës për demokracinë.

 

Nga Shkodra ku zhvilloi një takim me strukturat, Basha tha për mediat se kërkesat e opozitës janë të qarta dhe se nuk do të ketë asnjë dialog me qeverinë.

 

Reklamë

Ai tha se opozita është e vendosur në rrugën e saj për krijimin e një qeverie tranzitore dhe organizimin e zgjedhjeve të parakohshme.

 

Basha deklaroi se në Europë shkohet me zgjedhje të lira e të ndërshme dhe jo duke bashkëqeverisur me krimin.

 

I pyetur në lidhje me deklaratat e delegacionit të PE për rinisje të dialogut politik, Basha e evitojë përgjigjen duke pranuar të mos I komentonte.

Më shumë video

Reklamë