Skip to content
  • Kreu
  • Kryesoret
  • Aktualitet
    • Politike
    • Kronike
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kulture
    • Vendi
    • Kosova
    • Bota
  • Rajoni
  • Opinion
  • Gossip
    • Lifestyle
    • Showbiz
  • Sport
  • LIVE
  • EMISIONE
  • SERIALE
Vodafone Banner
01 June 2026
Vizion fokus

Negociatat me SHBA-të/ Ministri i Jashtëm i Iranit: Derisa...

Presidenti Pezeshkian jep dorëheqjen

Tiranë/ Qëlloi me armë zjarri në ajër, arrestohet autori

Tragjedi në Holandë, humb jetën një person pasi ra...

Protesta në Zvërnec/ Ministria e Punëve të Jashtme reagon...

Të huajt do të blejnë tokë bujqësore shqiptare. Ja...

Pagesë me kartë për turistët, por të huajt zgjedhin...

Pagesat me kartë “ngecin” në transport, por do të...

Trump ashpërson kushtet për marrëveshjen me Iranin

Teherani: Jemi ende nën “hijen e luftës”

Basha i përgjigjet Ramës: Po përhap gënjeshtra monstruoze kundër meje, do japësh llogari

11 Nëntor 18:14

Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha i ka kthyer përgjigje këtë të mërkurë akuzave të kryeministrit Edi Rama se ka qenë i përfshirë në raportin e Dick Marty-t.

Përmes një videomesazhi, kryedemokrati i konsideron akuzat të turpshme dhe mashtrime, duke shtuar se e ka vënë gjithë jetën e tij në shërbim të Shqipërisë.

“Rama, duhet të të vijë turp nga vetja. Në vend që të luftosh kovidin, në vend që të marrësh masa për të shpëtuar ekonominë, në vend që të ndihmosh qytetarët – ti po përhap gënjeshtra monstruoze kundër meje. Harxhon gjithë kohën për të përhapur gënjeshtra në vend që të shpëtosh jetën e qytetarëve shqiptarë dhe ekonominë tonë. Si nuk ke turp? Edhe për nivelin tënd të ulët, kjo është e papranueshme. Si të gjithë qytetarët shqiptarë, unë jam mësuar të dëgjoj gënjeshtra nga ti. Sepse ti nuk je ne gjendje të mbash asnjë premtim të vetëm. E vetmja gjë që bën është shkatërrimi i ekonomisë dhe i të ardhmes tonë. Ndërkohë që merresh me vizatime dhe nuk shkulesh nga Instagrami, unë e kam vënë tërë jetën time në shërbim të vendit. Për Shqipërinë. Për shqiptarët. Për pavarësinë e Kosovës. Ti nuk më bën dot moral mua për patriotizëm.Ti nuk më mëson dot mua çfarë është besnikëria ndaj Shqipërisë. Edhe sot me gënjeshtrat, mashtrimet dhe veprimet e tua ti dëmton Shqipërinë, Kosovën dhe interesat kombëtare. Po ta them qartë dhe prerë, të gjitha akuzat e tua janë shpifje dhe mashtrime për të larguar vëmendjen nga skandalet dhe dështimet e tua që po i paguajmë me jetë njerëzish.

Ndërsa paralajmëroi Ramën se do të përballet me drejtësine, lideri demokrat nënvizoi se do të investojë për ta mposhtur në zgjedhjet parlamentare të 25 prillit.

“Për të gjitha këto po vjen dita të japësh llogari para drejtësisë. Por tani do të investoj çdo minutë të kohës time që pas 8 vitesh dështimesh të tua, të të mposht në zgjedhje, dhe bashkë me shqiptarët të punoj për të shëruar vendin tonë. Për ti dhënë një shpresë të re njerëzve. Për ti korrigjuar të gjitha dështimet e tua. Gjithçka që premtove dhe nuk përmbushe. Zbato planin tim për të luftuar pandeminë, për të ulur infeksionet dhe për të shpëtuar jetë. Hiqua paratë që u dhe miqve të tu dhe jepja ato spitaleve për më shumë mjekë, infermierë dhe kujdes për të sëmurët. Jepu ndihmë financiare qytetarëve, të gjithëve pa përjashtim. Merr urgjentisht masa për çmimet e ilaçeve dhe të ushqimeve që vetëm janë rritur gjatë kohës tënde. Rikupero dëmet e tërmetit, për të cilat shumë flet e pak bën. Mjaft e bllokove rrugën drejt Bashkimit Europian dhe të ardhmen e vendit dhe brezave që vijnë. Ne do të mposhtim ty dhe do t’i japim fund gënjeshtrave dhe premtimeve të tua të rreme. Do ecim të sigurtë drejt Europës për të garantuar njëherë e mirë të ardhmen tonë.”

Posted Under:
Kryesoret Politike
Tagged:
Edi Rama Lulzim Basha Shtepia e Verdhe

Nga e njëjta kategori

Të huajt do të blejnë tokë bujqësore shqiptare. Ja kush është risku

më shumë...

Pagesë me kartë për turistët, por të huajt zgjedhin makina me qira

më shumë...

Ndarja nga jeta e Kreshnik Tartarit, Rama: Lamtumirë legjendë e sportit shqiptar dhe prodhues kampionesh!

më shumë...

Përplasen “kokë më kokë” dy automjete në Rrugën e Arbrit, një viktimë dhe disa të plagosur (EMRAT)

më shumë...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Vodafone Banner

Minute pas minute

10:44

Negociatat me SHBA-të/ Ministri i Jashtëm i...

10:34

Presidenti Pezeshkian jep dorëheqjen

10:14

Tiranë/ Qëlloi me armë zjarri në ajër,...

9:47

Tragjedi në Holandë, humb jetën një person...

9:11

Protesta në Zvërnec/ Ministria e Punëve të...

8:46

Të huajt do të blejnë tokë bujqësore...

8:24

Pagesë me kartë për turistët, por të...

8:00

Pagesat me kartë “ngecin” në transport, por...

7:50

Protestë në Tiranë, qytetarët “bashkohen” para Kryeministrisë...

7:22

Trump ashpërson kushtet për marrëveshjen me Iranin

6:42

Teherani: Jemi ende nën “hijen e luftës”

6:32

Shpërthim i fuqishëm në veri të Mianmarit,...

5:45

Trump emëron Tom Barrack të dërguar presidencial...

5:23

Zjarr në Pllanë të Lezhës, flakët përfshijnë...

5:10

Turqia e gatshme të bashkëpunojë me Japoninë...

4:50

Ndarja nga jeta e Kreshnik Tartarit, Rama:...

4:28

Përplasen “kokë më kokë” dy automjete në...

4:14

“Vrasja e civilëve vetëm sa forcon Hezbollahun”,...

4:07

Fati i uraniumit në pritje të akordit...

3:30

Shpresë kundër kancerit, studimi ndërkombëtar: Injeksioni eksperimental...

Më të klikuarat

  • Makina merr flakë në aksin Korçë-Ersekë, shpëton mrekullisht...
  • “Nisim fazën e mbylljes së negociatave”, Rama: Anëtarësimi n...
  • Trump ashpërson kushtet për marrëveshjen me Iranin
  • Horoskopi për ditën e sotme, 31 Maj 2026
  • Protesta në Zvërnec/ Ministria e Punëve të Jashtme reagon pë...
  • Karriera
  • Na kontaktoni
  • Rreth Nesh

Aktualitet

  • Politike
  • Kronike
  • Ekonomi
  • Sociale
  • Kulture
  • Bota

Gossip

  • Gossip
  • Showbiz
  • Lifestyle

Inovacion

  • Shkencë
  • Teknologji

Programacion

  • Emisione
  • Seriale
  • Programi javor
  • LIVE
© Vizion Plus TV Albania 1999 - 2026
Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i permbajtjes se kesaj faqeje.