Bashës i ka lënë mbresa të mëdha protesta marshim e 13 majit.

Kreu i PD pasi e quajti protesten e të hënës historike, gjatë bashkëbisedimit në orët e pasdites me gazetarët, në mbrëmje e ka rikujtuar me një videomontazh.

Ai e ka shpërdare videon ne faqen e tij në facebook, me planet me pikante nga marshimi, duke e shoqeruar edhe me një koment të shkurtër.

 

13 Maji ishte një ditë e jashtëzakonshme e bashkimit të qytetarëve për Shqipërinë si gjithë Europa. Falenderoj nga zemra gjithë qytetarët që pavarësisht lodhjes, dhunimit, presionit, goditjes me gaz të pak orëve më parë, ata u derdhën në bulevardet e Tiranës si asnjëherë më parë në marshimin historik të shpresës.

Asgjë nuk do na pengojë në rrugën tonë drejt Europës! Askush nuk do ta marrë peng të ardhmen tonë Europiane! Asnjë hap pas! #ShqiperiasiEuropa

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *