Lideri i opozites Lulzim Basha i ka kerkuar ndihme Organizates Boterore te Shendetesise, per te perballuar situaten e veshtire te krijuar si pasoje e koronavirusit.

 

Basha i ka derguar nje leter drejtorit të zyrës së OBSH-së në tiranë, Raul Gonzalez, ku i kerkon pajisje per testimin më të madh të qytetarëve.

 

“Duke qenë të ndërgjegjshëm për mundësitë e pakta që kanë autoritetet tona për ta përballuar të vetëm këtë situatë, dëshiroj t’ju kërkoj që të ndihmoni shqipërinë me sa mundeni, për marrjen e sa më shumë pajisjeve testuese.”

 

Sipas kryetarit te PD realizimi i sa me shume testimeve ben te mundur frenimin e perhapjes se virusit.

 

Basha ve ne dukje se numri i testimeve ka rene prej dates 11 mars per shkak te mungeses se pajisjeve, nderkohe qe sipas informacioneve te opozites qindra qytetare kane kerkuar te kontrollohen pasi kane shenja te ngjashme me COVID-19.

 

Nga ana tjeter lideri i opozites ka kerkuar edhe pajisje per te mbrojtur personelin mjekesor.

 

 

 

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *