Kreu i PD-së Lulzim Basha i është bashkuar Monika Kryemadhit dhe qytetarëve të revoltuar për  prishjen e godinës së Teatrit Kombëtar.

Lideri demokrat tha se do të marrin përgjigjen e merituar të gjithë ata që kanë ushtruar dhunë mbi qytetarët dhe se nuk do të shpëtojnë pa u ndëshkuar.

“Ata që kryejnë dhunë barbare do marrin përgjigjen e merituar. Të gjithë qytetarët e Tiranës të njohin të drejtën e tyre për të protestuar kundër këtij regjimi palaçosh, as nuk do harrohen, as nuk do falen. U bëj thirrje që të njohin vetëm një të drejtë, të drejtën për të protestuar me këtë regjim palaçosh. Nuk ka bandit dhe kriminel si Rama t’ua heq këtë të drejtë. Ka shumë pak banditë në dispozicion të regjimit. Jemi këtu për të dhënë një sinjal të qartë që sa herë qytetarët. Ky regjim nuk njeh ligj, jemi përballje. Do qëndroj këtu sa të jetë e nevojshme”, tha Basha.

Ai nxit qytetarët që të dalin në rrugë dhe të çlirojnë vendin nga “Ramavirusi”.

“Qytetarët e Tiranës të derdhen këtu! Koronavirusi nuk është asgjë në krahasim me ramavirusin. Ta clirojnë qytetin nga ramavirusi. Këta janë kriminelë”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *