Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha i dërgoi një letër ambasadores së SHBA, Yuri Kim për ta informuar për dosjen “Babale” dhe implikimin e Ervin Salianjit në këtë dosje.

 

Në letër, Basha shkruan se sistemi i drejtësisë nuk arriti dot të bënte drejtësi për këtë rast sepse pavarësisht provave, fajtorët nuk u dënuan. Sipas tij, dënimi i Salianjit ishte i padrejtë pasi gjyqtari i dosjes ishte i lidhur me pushtetin.

 

 

“Pavarësisht këtyre zhvillimeve, nën presionin politik të qeverisë, sistemi drejtësisë dështoi të bëjë dhe përfundojë një hetim për këto krime të dyshuara, përfshi tentativat për t’i mbuluar ato, me përfshirjen e zyrtarëve të lartë të policisë dhe politikanëve nga PS. Gjyqi prodhoi shkelje flagrante të ligjit, nga një gjykatës haptas i lidhur me partinë në pushtet duke dënuar përfaqësuesin e PD Ervin Salianji dhe gazetarin investigativ Jetmir Olldashi me akuza absurde për raportime të rreme.”

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *