E enjte, 12 Nëntor 2026 Trashëgimtari Halef deri në 19:00 Në vijim ora 19:00: Lajme Ora 19:00 dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Video · Politikë

Basha hipën mbi “Range Rover”: Zëri i Kavajës, zëri i ndryshimit

Kryedemokrati Lulzim Basha u prit në Kavajë nga dhjetëra qytetarë që ishin mbledhur për të.

 

Disa pa maska dhe pa ruajtur distancën fizike, mbështetësit demokratë brohoritën: “Fitore, fitore, fitore”, “Rama ik”, “Poshtë diktaktura”.

 

Reklamë

Për t’i përshëndetur, lideri i opozitës u ngjit mbi makinë dhe ju drejtua militantëve me këto fjalë:

 

“Ju përshëndes, ju falenderoj nga zemra. Zëri i Kavajës ka qenë zëri i ndryshimit. Bashkë për ndryshimin. Rama ik, Shqipëria fiton! Një porosi ju lutem, mbajmë distancë.”

 

Më shumë video

Reklamë