E shtunë, 14 Nëntor 2026 Film TV deri në 05:50 Në vijim ora 05:50: Takohemi N'vizion Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Politikë

Basha hesht për Berishën, ende asnjë vendim për fatin e ish-kryeministrit

 

3 dite para se të nise parlamenti i ri, kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ende nuk ka marrë një vendim se çfarë do të bëjë me paraardhesin e tij, Sali Berisha.

 

Shtetet e Bashkuara te Amerikes i kane kerkuar publikisht Lulzim Bashes te perjashtoje Berishen nga partia; kerkese per te cilen kryetari i demokrateve deri tani ka heshtur.

Reklamë

 

Pritet qe te merkuren ose te enjten, Basha te mbledhe kryesine dhe grupin parlamentar, forum ne te cilat do te diskutohet per te ardhmen e Sali Berishes ne PD.

 

Gjate ketyre javeve, perveç disa figurave periferike, te gjithe drejtuesit e partise kane zgjedhur te mos flasin per çeshtjen Berisha.

 

I vetmi qe ka folur vazhdimisht dhe e ka bere te qarte rrugen e tij eshte vete Berisha. Ish-kryeministri ka deklaruar se do te jete ne Parlament dhe do te jete pjese e Partise Demokratike.

 

 

 

Vazhdo të lexosh

Reklamë