Subscribe

Partia Demokratike eshte kundër ndryshimeve ne rregulloren e kuvendit ne lidhje me procedurën per arrestimin e deputeteve ose ministrave. Per Lulzim Bashen ky draft eshte ne fakt nje ligj i posaçëm per te mbrojtur pushtetarët.

 

“Të gjithë ata që prisnin arrestimin dhe vënien para drejtësisë të “peshqve të mëdhenj”, tani duhet të kënaqen me cironka.”

 

Sipas Bashes, kryeministri Rama po synon qe nëpërmjet këtyre ndryshimeve ta ktheje ne ligj modelin qe ndoqi ne rastin e ish-ministrit te brendshëm Saimir Tahiri, duke zhbëre reformën ne drejtësi.

 

Ligji propozon që gjykata të jetë Kuvendi, që prokuroria t’i paraqesë provat në Kuvend dhe gjyqtari të jetë Edi Rama. Kjo praktikisht do ta kthejë SPAK-un dhe Byronë e Hetimit në një organizatë joqeveritare. Sepse i gjithë pushteti për të vendosur nëse politikanët e korruptuar dhe të lidhur me krimin do të paraqiten para drejtësisë apo jo, do të jetë i maxhorancës, do të jetë i Edi Ramës.”

 

Kjo është nje arsye me shume pse qytetaret sipas Bashes duhet t’i bashkohen protestës se 27 janarit. Ne funksion te kësaj proteste Basha ishte ne Elbasan ku theksoi se opozita nuk kërkon nje karrige per kreun e PD, por nje qeverisje te shkëputur nga krimi.

 

 “Ora e aleancës tënde me krimin ka marrë fund! Ora e pushtetit tënd të paligjshëm ka marrë fund!  Mësoje nga Elbasani, me 27 janar do ta mësosh nga Tirana.”

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *