Subscribe

25 prilli, për liderin e PD, Lulzim Basha, do të jetë dita kur hallet e shqiptarëve do të marrin fund.

 

Ai doli në rrugë për të takuar qytetarët dhe siguruar mbështetjen e PD në zgjedhje.

 

Në një bashkëbisedim me disa zonja, Basha u shpreh se në 25 prill duhet të jenë të gjithë bashkë për të sjellë ndryshimin.

 

Bashkëbisedimi mes Lulzim Bashës dhe qytetarëve:

Qytetarja: Kur do të mbarojnë hallet e shqiptarëve?

Lulzim Basha: Me 25 prill, të gjithë bashkë, atëherë fillon e fiton Shqipëria.

Qytetarja: Të morsha nona të ligat…

Lulzim Basha: Faleminderit! Mos u dorëzo se je e fortë. Ke kaluar ditë shumë të vështira. Do të vijnë ditë të mira

Qytetarja: Po na rrjepin gjakun…

Lulzim Basha: Mendojnë vetëm për veten e tyre, vetëm për njerëzit nuk mendojnë. 23 vjet në pushtet, 8 vjet kryeministër, në dy muajt e fundit u kujtua. Me 25 prill të gjithë bashkë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *