Lideri i opozitës Lulzim Basha vijon me akuzat e tij ndaj kryeministrit Edi Rama, që sipas tij po shpenzon miliona euro për luks nga paratë publike.

 

Kryedemokrati Basha përmes një video të shpërndarë në Facebook, shkruan se Rama ka pasuri dhe luks, ndërsa për njerëzit, papunësi, varfëri e padrejtësi.

 

Ndër të tjera kreu i PD shkruan edhe për kontrata sekrete dhe dhënie pa tender të miliona eurove firmave fantazmë, ndërsa tregon dhe emrat që kanë përfituar.

 

“Pasuri dhe Luks për vete, Papunësi, Varfëri dhe Pasiguri për njerëzit.

Hajduti Psiqik dhunon dhe gjobit sipërmarrjet e vogla që mezi mbajnë me bukë shumicën e familjeve shqiptare! Me paratë e grabitura atyre financohen lluksi dhe qejfet e Hajdutit Psiqik dhe klientëve të tij.

Ja si harxhon miliona euro të shqiptarëve për lluksin e tij dhe kontrata “sekrete” për miqtë dhe familjarët e tij Hajduti Psiqik:”

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *