E diel, 15 Nëntor 2026 Trazira në Parajsë deri në 05:45 Në vijim ora 05:45: Takohemi N'vizion Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Politikë

Basha: Hajduti psiqik e vartësit vjedhin 30 mln euro, qytetarët procedohen

Lajmi se policia e shtetit ka proceduar penalisht dhjetera protestues që bllokuan akset kryesore të vendit gjatë të martës pasdite, ka sjelle reagimin e Lulzim Basha.

Nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale, Kryetari i PD pohon se nuk po procedohen ata që kapen duke vjedhur 30 milion euro por hetohen dhe procedohen ata që dalin për të drejtat e tyre dhe ato të drejta që ua jep Zoti dhe Kushtetuta.

 

Basha thotë se ky shtet po degradon përdite në një regjim hajdut dhe shtypës në duart e krimit.

Reklamë

 

 

“Kapen duke vjedhur dhe pastruar 30 milionë euro, por as hajduti psiqik dhe asnjë nga vartësit e tij nuk është duke u hetuar penalisht. Ngritën zërin kundër qeverisë, të drejtë të cilën ua ka dhënë Zoti dhe Kushtetuta dhe ka filluar procedimi penal për 25 qytetarë të lirë.Ky shtet po degradon përditë në një regjim hajdut dhe shtypës në duar të krimit, por që do të shembet përpara vullnetit të njerëzve.”

 

Vazhdo të lexosh

Reklamë