Në ditën ndërkombëtare të shtypit, kreu demokrat Lulzim Basha deklaroi se gazetarët shqiptarë janë më pak të lirë dhe më të censuruar.

 

Në një postim në “Facebook”, Basha shprehet se kjo gjë ka ardhur si pasojë e presionit që po ushtron kryeministri mbi gazetarët.

 

“Pjesa më e madhe e medias sot në Shqipëri nuk bën më disa nga pyetjet bazë të gazetarisë “PSE”, “SI” “KUSH”. Gjithçka është reduktuar tek “KUR dhe “KU”, sepse pyetjet e tjera çojnë tek pushteti, tek qeveria, tek bashkia, që u japin pronarëve tendera, reklama, leje ndërtimi, licensa e favore të tjera. Nëse do të pyesnin: PSE nuk hetohet dosja 339 dhe dosja 184, SI u bë tenderi i Unazës së Re, KUSH përfiton nga lejet e ndërtimit për kullat në Tiranë, mediat do të kishin zbuluar se prapa vjedhjes së zgjedhjeve, vjedhjes së taksave, grabitjes së pronës publike, qëndron Edi Rama dhe Erion Veliaj, kampionë të blerjes së medias. Gjendja e përkeqësuar e lirisë së medias gjatë qeverisjes së Edi Ramës reflekton gjendjen e vërtetë të demokracisë në Shqipëri. Zgjedhje të blera; Drejtësi politike; Gazetarë të censuruar. Vullneti i qeverisë është vendimtar për të përcaktuar lirinë e gazetarëve, sigurinë e tyre, të drejtat sociale dhe ekonomike.”

 

Basha thotë se në momentin që do të vijë në pushtet do të bëjë gjithçka për të forcuar lirinë e medias si shtyllë kryesore të demokracisë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *