E shtunë, 14 Nëntor 2026 Kartonat e Mengjesit deri në 08:30 Në vijim ora 08:30: Megi dhe Bianka Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Breaking përditësuar 4 minuta më parë
Politikë

Basha falenderon personelin shëndetësor: Jeni garancia dhe forca jonë

Në Ditën Botërore të Shëndetit, kryedemokrati Lulzim Basha i ka shprehur mirënjohje personelit shëndetësor që po përballet prej një muaj me pandeminë, teksa po iu shërbejnë të përkushtuar pacientëve me COVID-19.

 

Përmes një postimi në “Facebook”, lideri demokrat përsëriti thirrjen për të shtuar pajisjet mbrojtëse për stafin shëndetësor, ndërsa falenderoi SHBA-të, e cila do t’i mundësojë sistemit shëndetësor 30 mijë kite testimi.

 

“Sot në #WorldHealthDay mirënjohja e zemrave tona i shkon gjithë personelit shëndetësor që po përballet prej një muaji me pandeminë e COVID 19. Ata janë garancia dhe forca jonë, bashkë me të cilët do ta fitojmë këtë betejë. Ata sot kanë nevojë për mbrojtje, pajisje, mbështetje. Sot dua të shpreh falenderimin tim për ndihmën financiare të aleatëve tanë strategjikë SHBA, e cila do t’i mundësojë sistemit shëndetësor 30 mijë kite testimi aq shumë të domosdoshëm në këtë betejë. Testimi dhe izolimi janë e vetmja mënyrë për të ndërprerë zinxhirin e infeksionit dhe për të mposhtur virusin. #ditemetemira.

Vazhdo të lexosh

Reklamë