E shtunë, 14 Nëntor 2026 Lajme Ora 15:00 dhe Moti deri në 15:40 Në vijim ora 15:40: Fat i Hidhur Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Politikë

Basha emëron gjeneralin Piro Ahmetaj si këshilltar për Sigurinë Kombëtare

Lulzim Basha ka emëruar gjeneral Piro Ahmetaj si këshilltar për Sigurinë Kombëtare pranë PD-së.

Gjenerali Ahmetaj, thotë selia blu, një profesionist i mirënjohur në fushën e sigurisë kombëtare, ka një përvojë të gjatë dhe ka dhënë kontribute të spikatura për reformimin e uahtrisë shqiptare dhe anëtarësimin e vendit në NATO.

Këshilltari i ri për Sigurinë Kombëtare i kreut të opozitës ka kryer detyra të larta shtetërore brenda dhe jashtë vendit, ku spikat detyra 6 vjecare si përfaqësues ushtarak në NATO.

Pirro Ahmetaj ka 36 vjet që shërben si ushtarak. Nga këto, 25 vjet, ekspert, në funksione të larta dhe kontribute të spikatura në reformën e mbrojtjes, planifikimin strategjik dhe integrimit në NATO; 6 vjet Këshilltar Ushtarak i Presidentit të Republikës, Zv/Shef i SHPFA, si dhe 6 vjet Përfaqësues Ushtarak në NATO-s, etj.Ka përfunduar “ekselent” Akademinë e Mbrojtjes, është diplomuar: “Master në fushën e sigurisë globale”, Kolegji, i NATO-s, Romë, ndjek programin e doktoraturës: “Mbi nivelin e ambicies së RSH në kuadër të sigurisë kombëtare, NATO-s, BE dhe angazhimeve ndërkombëtare”.

Vazhdo të lexosh

Reklamë