E mërkurë, 11 Nëntor 2026 Dielli i Dimrit deri në 15:00 Në vijim ora 15:00: Lajme Ora 15:00 dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Breaking përditësuar 41 minuta më parë
Vendi

Basha: Ekonomia e zhytur në krizë

Lideri i opozitës Lulzim Basha ka akuzuar qeverinë se e ka zhytur ekonominë ne krize. Ne një postim ne rrjetet sociale kryetari i demokrateve Basha, ka renditur te dhënat e 6 mujorit te pare te këtij viti per te argumentuar dështimin e qeverise. “Deficiti tregtar rezulton të jetë 14.4% me i lartë sesa në qershor 2015. Eksportet 6.4% më të ulëta se një vit më parë. Importet në qershor 2016, rezultojnë 1.6% me të ulëta krahasuar me muajin paraardhës. Ndërsa në nivel 6 mujor, rezulton se eksportet janë 7.8% më të ulëta sesa eksportet janar – qershor 2015” – deklaron Basha. Sipas tij këto te dhëna tregojnë luftën e biznesit për të ekzistuar përballe nje qeverie qe rrit taksat dhe shton gjobat. Per opozitën ky është realiteti per te cilin kryeministri nuk dëshiron te flasë e per ketë arsye merret me historitë e konfliktit politik.

Vazhdo të lexosh

Reklamë