Kreu i PD, Lulzim Basha i ka cilësuar të turpshme kritikat e Ramës ndaj BE dhe vendeve anëtare për vaksinën ndaj koronavirusit.

 

Nëpërmjet një postimi në “Facebook”, Basha shprehet se kreu i qeverisë po sulmon BE për dështimet e tij.

 

Sipas liderit demokrat, në 25 prill do të bëhet ndarja nga e keqja dhe se Shqipëria do të vijojë më pas me orientimin europian.

 

“E turpshme që Tirja i qeverisë sulmon BE dhe vendet anëtare për dështimet e tij. Nuk është faji i BE që Shqipëria është vendi më i korruptuar në Europë. Nuk është faji i BE që Tirja i qeverisë u ka dhënë qytetarëve ndihmën më të ulët nga çdo vend tjetër. Nuk është faji i BE që Tirja i qeverisë i braktisi shqiptarët në kohën e tërmetit, pandemisë dhe krizës ekonomike. Nuk është faji i BE që Rama është një dështim në çdo gjë. Sulmet ndaj BE dhe vendeve anëtare nuk e mbulojnë dot dështimin e tij. Ne i jemi përjetë mirënjohës BE për mbështetjen që i ka dhënë Shqipërisë në momente të vështira për vendin. 25 prilli do të jetë ditë e ndarjes nga e keqja dhe e orientimit europian të Shqipërisë.”

 

Përmes një letre, ambasada e Francës i konsideroi të papërshtatshme sulmet e Ramës ndaj BE-së dhe vendeve anëtare se nuk po i ndihmojnë vendet e Ballkanit Perëndimor për t’iu siguruar vaksinën anti-Covid.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *