Basha e Ristani në prokurori, pyeten për kontratat e lobimit në SHBA

Prokuroria e Tiranës i ka kërkuar kreut të opozitës Basha, si dhe ish sekretarin e përgjithshëm të PD-së, Arben Ristanit te paraqiten këtë të enjte pranë organit të akuzës.
Mësohet se thirrja është bërë lidhur me kontratat e lobimit të PD në Shba. Bashes dhe Ristanit do ti vihen në dispozicion edhe përgjigjet e mbërritura një muaj më parë nga Amerika.
Hetimet për për këtë çështje, nisën pas një shkrimi të botuar në një revistë amerikane, e cila raportoi lidhur me fondet që kjo parti ka paguar për aktivitete të lobimit, para zgjedhjeve të qershorit të vitit 2017-te.
Po ky fakt nuk është pranuar asnjëherë nga përfaqësues të opozitës, ndërsa më herët vetë basha i bëri thirrje prokurorisë të niste hetimet.




