E shtunë, 3 Tetor 2026 Zilia deri në 15:00 Në vijim ora 15:00: Lajme Ora 15:00 dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Vendi

Rama, Basha e Nishani ngushëllojnë familjarët

“Një aksident tragjik” e ka cilësuar lideri i opozitës Lulzim Basha, rrëzimin e helikopterit të forcave të armatosura në liqenin e Shkodres. Përmes një komenti në rrjetin social Facebook, Basha i shprehu ngushëllimet familjes së kapitenit Deliaj dhe togerit Hoxha për humbjet e tyre. Edhe kryeministri Edi Rama, nëpërmjet një mesazhi i shprehu familjarëve ngushëllimet per ngjarjen e ndodhur. Sipas tij, Deliaj dhe Hoxha i kane shërbyer atdheut me profesionalizëm.
Me heret edhe Presidenti i Republikës Bujar Nishani u ka shprehur ngushëllime familjareve te viktimave te aksidentit tragjik, ndërsa i ka uruar shërim te shpejte te plagosurit Gerlad Baramuça. Ne njoftimin per shtyp, Nishani shprehet se Forcat e Armatosura do te jene krenare per sakrificat e ushtareve.

Vazhdo të lexosh

Reklamë