E premte, 2 Tetor 2026 Zilia deri në 15:00 Në vijim ora 15:00: Lajme Ora 15:00 dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Politikë

Basha e nis ditën me takime: Unë dhe opozita kemi plan konkret për punësimin e shqiptarëve

Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha e nisi këtë të dielë me një takim me përfaqësues të Dhomës së Tregtisë dhe Industrisë në Tiranë.

Reklamë

Fokusi i diskutimeve ishte kriza ekonomike në vend dhe menaxhimi i keq, sipas Bashës, që qeveria i ka bërë pandemisë.

Kreydemokrati u shpreh në “Facebook” se masat e marra nga e majta janë të pamjaftueshme për qytetarët.  

“Menaxhimi i pandemisë dhe krizës ekonomike është dështimi më i madh i Ramës. Fatkeqësisht, këto dështime po i kushtojnë shumë shtrenjt shqiptarëve dhe ekonomisë së tyre që sot po varfërohen edhe më shumë. Partia Demokratike propozoi masa konkrete mbështetëse për biznesin vendas dhe për të punësuarit e tij por Rama zgjodhi t’i harxhojë lekët e buxhetit të shtetit për një grusht oligarkësh dhe jo për njerëzit. Ai është sot e keqja më e madhe për vendin.”

Lulzim Basha premtoi se ka një plan konkret që do të ringrejë ekonominë dhe do të garantojë punësimin e shqiptarëve. Ai renditi disa pika që mendon se do ta ndihmojnë në këtë qëllim.

“Unë dhe opozita e kemi një plan konkret për rimëkëmbjen ekonomike të vendit dhe rritjen e punësimit të shqiptarëve: ky është është prioriteti absolut i progranmit tonë ku përveç ndihmës financiare për të kapërcyer krizën ne do të ofrojmë edhe instrumentat dhe financimin e duhur për ekonominë prodhuese, uljen e taksave, luftën ndaj monopoleve dhe klientelizmit, si dhe mbështetjen dhe financimin e projekteve madhore ekonomike që do krijojnë punësim dhe mirëqënie për shqiptarët.”

Vazhdo të lexosh

Reklamë