E diel, 20 Shtator 2026 Lajmet e Fundit deri në 03:40 Në vijim ora 03:40: Trazira në Parajsë Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Politikë

Basha drekon me Donald Lu

Ambasadori amerikan ne Tirane Donald Lu dhe lideri i opozitës Lulzim Basha janë takuar ne mesdite ne nje prej restoranteve ne qendër te Tiranës.

 

Ky është takimi i pare mes liderit te opozitës dhe diplomatit amerikan qe prej nisjes se protestës se opozitës dhe bojkotit te parlamentit. Asnjë prej protagonisteve nuk ka pranuar te komentoje per median takimin, por kjo bisede zhvillohet ne nje moment kur opozita e ka beret e qarte se vettingu do te zbatohet pas ngritjes se qeverise teknike.

 

Reklamë

Pak dite me pare u publikua qëndrimi i ambasadorit Donald Lu ne lidhje me protestën e opozitës, qëndrim i cili mbështeste shqetësimin per zgjedhje te lira e te ndershme, për dekriminalizimin dhe luftën kundër drogës; por jo bojkotin e parlamentit dhe bllokimin e reformës ne drejtësi.

 

Aktualisht, procesi i ngritjes se organeve te vettingut është serish ne duart e avokatit te popullit dhe pas 2 javësh do te jete parlamenti, i cili ka detyrën t’i ngrejë këto organe. Ky do te jete edhe momenti kur klasa politike do te vihet ne prove pasi sipas Kushtetutës dhe ligjit pa opozitën parlamenti nuk mund t’i miratoje njerëzit qe do te bëjnë vettingun.

 

 

Vazhdo të lexosh

Reklamë