E martë, 29 Shtator 2026 Zilia deri në 15:00 Në vijim ora 15:00: Lajme Ora 15:00 dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Politikë

Basha: Do garantojmë 1200 euro pagë për mjekët dhe 700 euro për infermierët

Në takimin e mbajtur me biznesin e vogël në Fier, lideri demorkat ngriti alarmin se shëndetësia në vend është në nivelin më të ulët në Ballkan.

 

Reklamë

Basha tha se Shqipëria ka nivelin më të ulët të mjekëve dhe infermierëve që nga viti 1950. Ai u zotua se në momentin që do të vijë në pushtet PD do të garantojë 1200 euro për mjekët dhe 700 euro për inferimerët.

 

Për Bashën, një nga sfidat e PD më të mëdha do të jetë ndalimi I hemoragjisë së mjekëve.

 

“Shëndetësia është në nivelin më të ulët në Ballkan. Jemi më keq se asnjë vend. Po na ikin mjekët dhe keni nivelin më të ulët që nga 1950 të numrit të mjekëve dhe infermierëve. Jemi në emërgjencë kombëtare. Ne do të garantojmë pagë 1200 euro për mjekët dhe 700 euro për infemierët. Do të ndalojmë hemoragjinë e mjekëve”

Vazhdo të lexosh

Reklamë