E diel, 15 Nëntor 2026 Film Family deri në 12:00 Në vijim ora 12:00: Lajme Ora 12:00 dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Video · Politikë

Basha dhe Kryemadhi firmosin marrëveshjen për koalicion paszgjedhor

Partia Demokratike dhe Lëvizja Socialiste për Integrim zyrtarizuan këtë të hënë koalicionin e tyre për zgjedhjet parlamentarë të 25 prillit.

Marrëveshja mes PD dhe LSI-së përmban 13 pika.

Gjatë fjalës së saj, Monika Kryemadhi u zotua se do të gjejnë gjuhën e përbashkët dhe se do të punojnë bashkë në shërbim të popullit.

“E di që ka shumë nga ato që do të thonë se LSI-ja rritet në kurriz të së majtës, dua të adresoj këtë gjë. Ne si LSI dhe PD do të jemi dy entitete, mund të kemi edhe kundërshti në të ardhmen, por zotohemi se do të gjejmë gjuhën e bashkëpunimit. Jemi të unifikuar se vendi është më keq se çka qenë 8 vite më parë përveç atyre që janë me lidhje të ngushta me qeverinë. Ne dhe PD-në jemi të unifikuar me mendimin se shqiptarët sot jetojnë më keq se më para. Mbi të gjitha, shqiptarët duhet ta kenë Shqipërinë, shtëpinë e tyre.”-tha Kryemadhi. 

Reklamë

Objektivi themelor i programeve elektorale në zgjedhjet e 25 prillit do të jetë nxjerrja e vendit nga kriza.

Kujtojmë se javën e kaluar, PD nënshkroi një marrëveshje me 13 parti të tjera opozitare. Ata u regjistruar në KQZ në koalicionin “Partia Demokratike-Aleanca për Ndryshim”.

Përfaqësimi në të gjithë nivelet e qeverisjes së ardhshme do të realizohet proporcionalisht mbi bazën e rezultatit zgjedhor.

Vijon…

Më shumë video

Reklamë