E shtunë, 14 Nëntor 2026 Film TV deri në 23:00 Në vijim ora 23:00: Lajmet e Fundit dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Video · Politikë

Basha: Çmimi i naftës më i ulëti në rajon, unë kryeministri i ekonomisë

Lulzim Basha është ndalur këtë të premte në qytetin e Pogradecit. Gjatë takimit me banorët kreu i opozitës ka bërë të ditur se ai do të jetë kryeministri i ekonomisë dhe se ka përgatitur një plan ekonomik të fuqishëm.

 

Basha tha se ky plan i vulosur nga ekspertët gjermanë kërkon marrjen e vendimeve të prera. Përpara simpatizantëve demokratë, Basha nuk kurseu akuzat për kryeministrin Edi Rama se nuk mendon për ekonominë e shqiptarëve.

 

Reklamë

Gjatë fjalës së tij, Basha ka sulmuar edhe LSI-në. Kreu i PD nënvizoi se me reformën kushtetuese, zgjedhja e deputetit i takon popullit dhe se ai do te ketë te drejte ta shkarkoje, nëse nuk i përgjigjet.

 

Fjalën e plotë të kreut të PD-së mund ta ndiqni në videon e mëposhtme.

 

Më shumë video

Reklamë