Subscribe

Kreu i PD-së, Lulzim Basha ka bërë publike të dhënat nga EUROSTAT, ku e rendit Shqipërinë të katërtën në Evropë sa i takon rritjes së përgjithshme të çmimeve për muajin tetor.

Përmes një postimi në “Facebook”, Basha theksoi se Shqipëria është vendi që iu jep qytetarëve më pak ndihmë ekonomike. Sipas tij, ka ardhur koha që qytetarët shqiptarë të kenë një qeveri që do t’iu sjellë shpresë.

“Shqipëria u rendit e katërta në Europë për Rritjen e Përgjithshme të Çmimeve këtë tetor, sipas metodologjisë së EUROSTAT. Çmimet e ushqimeve u rritën me 6.6%. Çmimet e transportit u rritën me 3.4%. Për 7 vite, Rama e ka rrënuar ekonominë. Tani, gjatë pandemisë, Shqipëria është vendi që u jep qytetarëve më pak ndihmë ekonomike. Qytetarët shqiptarë kanë nevojë për një qeveri që punon për ta. Një qeveri që nuk është e zënë me politikë, por me kthimin e të papunëve në punë, ringjalljen e ekonomisë tonë dhe uljen e kostos së jetesës. Një qeveri që do të sjellë shpresë të re për Shqipërinë

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *