Basha ka premtuar para biznesit të vogël në Fier se PD kur të vijë në pushtet do të shkul rrënjët e korrupsionit me qëllim që të lehtësojë procerurat për ta.

 

Duke e cilësuar si faktor kyç për daljen nga kriza biznesin e vogël, Basha tha se qeveria e tij do të eleminojë të gjitha pengesat që ka vendosur qeveria. Ai tha se PD do të hartojë rregulla të qarta e të thjeshta për të gjitha procedurat si dhe do të ulë taksat për biznesin e vogël.

 

“Ke dy mënyra; ose t’i paguash për të qenë në rregull me ligjin dhe pasi ti kesh paguar të gjitha të mos ngelet asnjë lekë. Ose të paguash ryshfete, sa herë të shkosh tek trau të thotë ai “Mos paguaj 5 mijë, por me jep mua 3 mijë”. Prandaj hapi jonë kryesorë do të jetë eliminimi i këtyre trarëve. Si do t’i eliminojmë këto trarë?! Duke eliminuar mbi 2/3 e rregullave që kanë vendosur për leje, për tarifa, për licenca, për pagesa shfrytëzimi, për shkolla, etj, duke i eliminuar. Nëse nuk ka trarë atëherë nuk do të ketë as dorë tek trau për të vendosur gjobën. Ky do të jetë edhe ndryshimi ma i madh në raport me realitetin e sotëm, më pak taksidarë, më pak rregulla, rregulla të thjeshta, të qarta, taksa të ulëta, taksa të sheshta, të pagueshme, ku gjithsecili të paguajë më pak dhe të ardhurat të mblidhen që të kryhen investimet e duhura të qeverisë.”

 

Basha premtoi gjithashtu për biznesin se do të shkrijë inspektoriatet tatimore brenda gjashtë muajve.

 

“Nuk do te shikoni tatimor me sy. Nuk do te shihni te tille bandite me sy dhe nese i shikoni do te shkojne per ndjekje penale.  Ne do te nisim me shkrirjen e ketyre inspektoriateve brenda gjashte muajve duke reformuat e qe te mos kthehen ne banda duke terrorizuar biznesin dhe duke e kthyer me klimen me te keqe ne Europe dhe nder me te keqinjte ne bote. Korrupsioni ka arritur ne nivelet me te larta ne keto 30 vite. Dy here me i larte se ne 2013-en dhe me i larte se ne 2005-en, sipas raportit te BB”

Leave a Reply

Your email address will not be published.