E shtunë, 14 Nëntor 2026 Dielli i Dimrit deri në 15:00 Në vijim ora 15:00: Lajme Ora 15:00 dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Breaking përditësuar 1 sekondë më parë
Politikë

Basha: Biznesi po sulmohet me gjoba dhe inspektime

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, në takimin e te enjtes pasdite në “çadrën e lirisë”, siç e quan opozita vendin ku po zhvillon protestë që prej 18 shkurtit përpara kryeministrisë, në Bulevardin “Dëshmorët e Kombit” zhvilloi një bashkëbisedim për ekonominë.

 

Ai i bëri thirrje bizneseve të vogla dhe të mëdha që t’i bashkohen nismës së PD-së, për të protestuar. Ndërsa ripërsëriti qëndrimin e tij duke i bërë thirrje çdo biznesmeni që të regjistrojë emrat e të gjithë atyre zyrtarëve që abuzojnë me ta, të cilët do të përfundojnë pas hekurave kur ai të vijë në pushtet.

 

Reklamë

Basha denoncoi sulmin sipas tij që po bëhet këto ditë nga qeveria “Rama” ndaj biznesit, me gjoba dhe inspektime të njëpasnjëshme.

 

“Kjo qeveri vjedh paratë e taksave të shqiptarëve dhe u janë vërsulur bizneseve të vogla. Me gjoba, inspektime pas inspektimeve, këtë e dinë të gjithë” tha Basha.

 

Hajdutet e veshur me pushtet nga i pari tek i fundit, ta harrojnë se do shpëtojnë, por do marrin atë që meritojnë, deklaroi ai.

Vazhdo të lexosh

Reklamë